Aksident i rëndë në aksin Korçë-Bilisht/ Automjeti përplas këmbësoren.

Një aksident me pasojë plagosjen e një këmbësorje ka ndodhur sot në aksin rrugor Korçë-Bilisht, pranë fshatit Mira.

Mësohet se shtetasi V.H, rreth 36 vjeç, banues në fshatin Sul, Devoll, duke drejtuar një automjet tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasen Gj.H, rreth 75 vjeçe, banuese në fshatin Poloskë, Devoll, këmbësore në rrugë, e cila u transportua në Spitalin e Korçës, aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore.

Të Fundit