Agron Gjekmarkaj:Më 8 janar se kam parë që Basha është një burrë, nuk i dridhet qerpiku

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka folur nga Kurbini, ku edhe ka treguar për herë të parë arsyen se pse e pranoi këtë post.

Gjekmarkaj tha se e kishte pranuar propozimin e Bashës, për këtë post, pasi më 8 janar kishte parë që Lulzim Basha është një burrë që nuk i dridhet qerpiku.

Sipas nënkryetarit të PD, Basha është i gatshëm të përballet me rrezikun dhe t’i dalë për zot Partisë Demokratike.

“Kam pranuar ftesën e Lulzim Bashës dhe institucioneve të tjera të PD për të qenë nënkryetar i kësaj force, një nga arsyet pse pranova është dhe data 8 janar se kam parë që Lulzim Basha është një burrë që nuk i dridhet qerpiku, që nuk ka frikë është i gatshëm të përballet me rrezikun e t’i dalë për zot PD, i gatshëm të përballet me Ramën, i gatshëm të jetë nesër Kryeministri i Shqipërisë”, tha Gjekmarkaj.

Të Fundit