Agjenti i burgut vret gruan dhe vajzat, pastaj kryen vetëvrasje. – Stop
Të Gjitha

Agjenti i burgut vret gruan dhe vajzat, pastaj kryen vetëvrasje.

Një polic burgu 53-vjeçar në Itali i ka dhënë fund jetës pasi ka vrarë me pistoletë gruan dhe dy vajzat e tij 12 dhe 18 vjeçe. Ngjarja ka ndodhur në një apartament në qendër të Orta Novas, në zonën e Foggias.

Raportohet se rreth orës dy të mëngjesit të sotëm burri fillimisht qëlloi gruan e tij 54-vjeçare, pastaj dy vajzat dhe në fund kreu vetëvrasje me të njëjtën armë.

Para se të vetëvritej me një plumb në kokë, burri ka telefonuar karabinierët duke i njoftuar se kishte vrarë familjen dhe paralajmëruar vetëvrasjen.53-vjeçari ka vdekur në spital, ndërsa për familjen e tij nuk kishte mbetur asgjë për t’u bërë. Karabinierët dhe autoritetet italiane po hetojnë për ngjarjen dhe motivet që e shtynë agjentin e burgut të ndërmerrte këtë akt duke shkaktuar një tragjedi.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *