Aerodromi i NATO-s, banorët e fshatit kundër shpronësimit: Çmimi i ulët

Këtë të hënë banorët e fshatit Moravë janë ngritur në protestë pasi kërkojnë që të vlerësohen siç duhet pronat e tyre, në të cilat do të ndërtohet Aerodromi i NATO-s.

Në një prononcim për mediat banorët janë shprehur se janë dakord me ndërtimin e projektit por kërkojnë një vlerësim me çmimin e tregut për banesat e tyre.

Ato shprehen se nuk janë dakord me vlerën prej 2 milionë e 3 mijë leke (të vjetra) për dynym qe ka përcaktuar Ministria e Mbrojtjes dhe deklarojnë se ky çmim është qesharak.

Sipas banorëve, çmimi më të cilin duhet të shpronësohen është 10-fish më i lartë se ky që është përcaktuar.

Jemi një grup përfaqësues nga 320 familje që preken nga ky projekt, dhe na kanë bërë një vlerësim prej 2 milionë e 300 mijë lekë të vjetra për pronat, ne jemi dakord që ky projekt të ndërtohet por dhe ne duhet që të marrim vlerën e tokës sonë.

Ne urojmë që zëri ynë të shkojë tek kryeministri dhe tek ambasada amerikane, ndryshe protestën do e përshkallëzojmë para këtyre institucioneve”, ka thënë një banor.

Ndërkohë një tjetër kërkon që qeveria të mbajë përgjegjësi për prishjen e serave me të cilat ato sigurojnë të ardhurat mujore të familjes.

Çmimet që na kanë thënë herët e vjetra dhe ministri që tha se do të vlerësohet me çmimin e tregut , duam një përgjigje se çfarë duhet të bëjmë ne që kemi ngritur serat. Ku do të punojmë ne po na morën serat?”, është shprehur një tjetër fermer.

Ndërkohë kujtojmë se banorët është hera e dytë që dalin në protestë dhe theksojnë se do të përshkallëzojnë protesta

Të Fundit