Administrata dhe supermarketet me certifikatë vaksinimi, hyjnë në fuqi masat e reja

Nga sot të gjithë punonjësit e administratës publike, punonjësit e supermarketeve dhe ata të qendrave tregtare duhet të paraqesin certifikatën e vaksinimit në vendet e tyre të punës.

Vendimi i Komitetit të Ekspertëve, i marrë në muajin dhjetor parashikon se personat që nuk kanë bërë vaksinë duhet dorëzojnë tampon negativ çdo javë.

Gjithashtu, për të pavaksinuarit që e kanë kaluar covid është e vlefshme certifikata e shërimit nga autoritetet shëndetësore.

Me Omicronin në rritje, si variant dominues i Covid, Komiteti vendosi që nga data 3 janar, nuk do të lejohen të futen në Shqipëri, shtetasit e huaj që gjatë 2 javëve të fundit kanë qenë në Afrikën e Jugut; Kenia; Angola; Zambia; Botsuana dhe Senegal.

Sipas vendimit të Komitetit, shqiptarët që kanë udhëtuar në këto shtete, do të karantinohen 14 ditë.

Të Fundit