Abuzimi me tenderat/ GJKKO lë në burg ish-kryebashkiakun Fatos Tushe

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) ka lënë fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-kryebashkiakun e Lushnjës, Fatos Tushe, i cili u arrestua për korrupsion me tenderat.

Pas një seance maratonë, të nisur prej orëve të para të mëngjesit, GJKKO ka vendosur të lërë në burg Tushen dhe zyrtarët e tjerë të arrestuar të Bashkisë Lushnjë, përkatësisht shtetasit Flamur Peqini, Blerta Turaku, Ibrahim Lami, Bujar Murati, Bektash Neza dhe Gazment Cela.

Tushe kishte kërkuar lirinë, me pretendimin se vuan nga disa sëmundje, si zemra, diabeti, gurët në tëmth dhe kolesteroli i lartë.

Të Fundit