Absurdi/ Studentja e vetme për gazetari, mbyllet dega sa fillon shkolla

Fatma Banka, tregon, se ka aplikuar dhe fituar të drejtën e studimit për Gazetari e nisi shkollën në 17 tetor. Aty u kuptua, se ishte studentja e vetme në këtë degë dhe meqë nuk ishte plotësuar grupi me 8 veta, Fatmës i thonë, se duhet të zgjedhë degë tjetër, gjuhë letërsi, ose histori-gjeografi. E reja thotë, se duhet të ishte njoftuar, që në datën 13 apo 14 tetor, por kjo gjë nuk ndodhi.Në këto kushte Fatma takon dekanin për sqarim, e më pas edhe rektorin. Por sërish nuk merr zgjidhje. I bën shkresë Ministrisë dhe merr përgjigje, se duhet ta sqarojë me universitetin.Gazetarja e “Stop” takon sekretaren, por ajo shmanget e mbyllet në një nga zyrat.Në një bisedë me tone të larta me Dekanin e Shkencave Humane, Ardian Lami, ky i fundit i shmanget përgjegjësisë dhe thotë, se nuk është kompetenca e tij njoftimi i studentes.Ndërsa rektori Skënder Topi, ishte në një konferencë në Bullgari dhe thotë, se do të interesohet për rastin, për të gjetur një zgjidhje.

Të Fundit