A e mendon dorëheqjen si opsion? Ja si përgjigjet Basha

TIRANË

Kreu i PD-së Lulzim Basha është pyetur sot nga mediat nëse po e mendon dorëheqjen si opsion pas rezultatit të zgjedhjeve në 6 bashki. Basha tha se vetëm 30% e shqiptarëve kanë marrë pjesë në votime dhe se administrata shtetërore është detyruar të marrë pjesë.

“Gjithë konstatimet që mund të dëshironi të bëni sot janë e drejta juaj. Faktet janë këto, 30% e shqiptarëve kanë marrë pjesë në votime, administrata shtetërore është detyruar të marrë pjesë. Bandat janë përfshirë po ashtu. PD-së i janë mohuar komisionerët. Të gjitha këto zbehen para mesazhit që jep braktisja e procesit të 6 marsit”, deklaroi Basha.

Të Fundit