A do të japë dorëheqjen?Çuçi:S’kam përgjegjësi morale,ngjarje e zakonshme

Në konferencën për media të zhvilluar pas ngjarjes së rëndë në Velipojë ku mbetën të vrarë 4 persona, i pyetur nga gazetarët nëse ndjen përgjegjësi morale dhe a do të japë dorëheqjen, Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi tha se nuk mund të mbajë përgjegjësi për gjëra që ndodhin pavarësisht nesh.

‘Gjërat nuk varen të gjitha nga ministrat’, vijoi Çuçi deklaratën.

Më tej ministri tha: “Pa diskutim është edhe përgjegjësia e Policisë, por në rastin konkret unë nxora nga protokolli im rastet më të fundit në lidhje me një çështje sensibël që ka dalë në opinionin publik këto ditë, që është armëmbajtja pa leje dhe unë sqarova vetëm pozicionin e Policisë së Shtetit. Nuk e bën dot e vetme Policia e Shtetit çarmatosjen e shqiptarëve të armatosur brutalisht në 1997. Unë e veçova gjyqësorin sepse ka një rol të jashtëzakonshëm në këto momente. Ka shumë rëndësi të funksionojnë të gjitha hallkat. Në lidhje me përgjegjësinë morale, si njeri unë do të doja të mos kishte asnjë vrasje, asnjë aksident, të ishte një situatë ku të gjithë të jetojnë në paqe, por është utopi dhe nuk ka për të ndodhur. Unë nuk mund të kem përgjegjësi morale për një gjë që është e zakonshme, jo në kuptimin negativ të fjalës, por e zakonshme sepse ndodh pavarësisht nga ne. Nuk ndjejë përgjegjësi morale. Në fund të mandatit tim unë do punoj që ky trend të jetë në ulje nga aksidentet rrugore, do ndjehesha mirë që si Ministër i Brendshëm ta ulja këtë, por gjërat nuk varen të gjitha nga ministrat”.

Të Fundit