61% pro, Rama: Do të legalizojmë kanabisin mjekësor, çfarë thonë qytetarët do të bëhet

Qeveria duket se do t’i hapë rrugë legalizimit të kanabisit mjekësor në vendin tonë. Në pyetjen gjatë procesit të Këshillimit Kombëtar, 61% e qytetarëve shqiptarë janë shprehur pro legalizimit. 308 mijë qytetarë kanë votuar pro, 148 mijë kundër, teksa 51 mijë nuk kanë mendim.

Në një deklaratë për mediat, kreu i qeverisë, i cili publikoi sot rezultatet u shpreh se ajo që kanë kërkuar qytetarët do të realizohet.

“Do të legalizojmë kanabisin dhe do hapim një front të ri pune dhe rritje ekonomike, përveç rritjes së aspektit teknologjik. Çfarë qytetarët kanë thënë do të realizohet”, tha Rama”, tha Rama.

Zëri i qytetarëve është kumbues dhe ne do të bëjmë ekzaktësisht atë që qytetarët kërkojnë, disa gjëra më shpejt, disa më pak ngadalë. Proces është ky, por shumë shpejt brenda pak ditësh do të shihni anëtarët e kabinetit që do të dalin me angazhime konkrete, për t’i kthyer njerëzve besimin që i kanë kthyer këtij procesi”, theksoi kryeministri.

Të Fundit