38-vjeçari dhunoi gruan në Levan/Banorët: Dëgjuam britma, e goditi me sëpatë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në një familje në Levan të Fierit, ku një 38-vjeçar dhunoi bashkëshorten, e cila si pasojë e plagëve të marra përfundoi në spital. Çifti jeton në gjendje shumë të vështirë ekonomike dhe janë prindër të tre fëmijëve të mitur.

Nga dëshmitë e banorëve të lagjes mësohet se sherri ka nisur në praninë e fëmijëve të mitur për tabletin ku shikonin kukullat vajzat, që nuk po punonte.

Po ashtu një nga fqinjët tregon se Mersini dyshohet që ta ketë qëlluar gruan e tij me sëpatë, dhe ajo ka dalë jashtë banesës duke bërtitur për ndihmë.

“Vajzat ishin brenda në shtëpi. Më tha mua që kishte ngecur tableti e nuk punonte, mbase s’kishte internet në atë kohë, ja për këtë u zunë. E shkreta nuk e di. Të tërë bëjmë nja dy llafe me burrat në shtëpi, po që ta kishte të theksuar….. Po edhe pinte nganjëherë. Punonin me kanace, janë shumë të varfër. Edhe në kohën e Enverit nuk ishte ajo jetesë”, tha një nga banorët e lagjes.

“Ekonomia e bën sherrin të gjithë. Ajo ka qenë zonjë grua, i mban vajzat i çon në shkollë përditë. Nuk ua dimë mirë problemet. Që të ndodhë kjo nuk është gjë e mirë”, thanë dy fqinje të tjera.

Ndërsa një tjetër banor i lagjes tha: “E gjithë lagjia këtu u mblodhën. Me sëpatë thonë po di unë. Dhunë ka përdorur ka vajtur edhe në burg e është kthyer prapë, se është i sëmurë, ai ka qenë edhe në Vlorë”.

Të Fundit