33 vjeçari gëlltiti telefonin NOKIA, mjekët ia nxjerrin nga barku

E pabesueshme, ajo që është nxjerre nga stomaku i një pacienti në Kosovë.

Mjeku gastroenterology Skënder Telaku, shkroi në faqen e tij në facebook, se një 33-vjecar nga Kosova kishte gëlltitur një telefon.

Pacienti u paraqit në spital, 4 ditë më vonë. Stafi mjekësor i Qëndrës Klinike Universitare të Kosovës kanë kryer një ndërhyrje të rralle dhe shumë delicate. Vetë mjeku Telaku shkroi se paciantit iu nxorr telefoni që kishte gëlltitur pa e prerë stomakun.

  “Nxjerrja e telefonit nga stomaku. Mashkulli 33 vjeç para katër ditësh kishte përpi një telefon të vogël. Me rrugë endoskopike, pra pa e prerë lukthin, nxorëm telefonin e ndarë në tri pjesë. Pa komplikime”, shkroi doktori në Facebook.

Sic shihet në fotot që ka publikuar vetë mjeku nga Kosova, pacienti kishte gëlltitur një telefon të versionit të vjeter NOKIA që vështirë se shihet më në qarkullim në ditët e sotme.

Mirëpo nuk dihet sesi telefoni ka përfunduar në barkun e 33-vjecarit.

 

Të Fundit