22 kateshi i pabanueshem ne Durres, nuk figuron ne sistem, banorët mbeten jashtë!

Në 11 dhjetor të 2019-ës emisioni “Stop” solli problematikën e pallatit 22 katësh, të ndërtuesit Enver Shala, që kishte 7 kate shtesë pa leje në strukturë dhe tërmeti i 26 nëntorit i shkaktoi dëmtim pikërisht në strukturë. Instituti i Ndërtimit në atë kohë solli një grup inxhinierësh për një akt-konstatimi dhe pallati doli i pabanueshëm e iu vu shiriti.Rreth 3 muaj më pas, banorët tregojnë, se nuk është bërë asgjë për këtë pallat, madje dhe akt kostatimi i parë nuk është hedhur në sistem. Kjo ka bërë, që banorët të mbeten rrugëve e të mos trajtohen as me bonus qiraje.Vetë qytetarët shkojnë në Zyrën e Urbanistikës në Bashkinë e Durrësit, por i përcjellin duke thënë, se për pallatin në fjalë nuk ka inspektim nga Instituti i Ndërtimit. Në zyrën, ku jepet bonusi i qirasë, thonë, se pallati nuk është në sistem, ndaj nuk mund të përfitojnë.Gazetarja e “Stop” kontakton drejtorin e Institutit të Ndërtimit, Agron Hysenlliu, i cili shprehet, se akt kostatimi i dhjetorit është i saktë dhe do hidhet në sistem.Madje do bëhet edhe akt ekspertiza, deri në fund të marsit.

Të Fundit