2022 do të jetë viti i Tigrit, sipas horoskopit kinez

Të gjithë personat që do të lindin në vitin që vjen, do të kenë tigrin si shenjë horoskopi, në disa vende aziatike.

Horoskopi kinez ka rregulla ndryshe nga ai perëndimori. Shenjat janë po 12, mirëpo nuk alternohen çdo muaj, por çdo vit.

Viti 2022 është viti i Tigrit, duke filluar nga 1 shkurti 2022 e deri më 21 janar të 2023.

Tigri njihet si mbreti i të gjitha kafshëve në Kinë. Kjo shenjë e zodiakut është një simbol i forcës, i dëbimit të të këqijave dhe i guximit. Shumë fëmijë kinezë veshin kapele ose këpucë me imazhin e tigrit, për fat të mirë.

Tigri renditet i treti në mesin e kafshëve të zodiakut kinez. 12 kafshët e zodiakut, të renditura me radhë janë: Miu, Kau, Tigri, Lepuri, Dragoi, Gjarpri, Kali, Dhia, Majmuni, Gjeli, Qeni dhe Derri. Çdo vit lidhet me një shenjë kafshe, sipas një cikli 12-vjeçar.

Horoskopi kinez është pjesë e traditës së disa vendeve aziatike si Japonia, Koreja e Jugut, Vietnami, Kamboxhia dhe Tajlanda.

Horoskopi kinez ia ka bazat në astronominë dhe kalendarët vendas, dhe zhvillimi i tij përkon me zhvillimin e astronomisë vendase, që filloi të lulëzojë gjatë Dinastisë Han, nga shekulli II-të para erës sonë, e deri në shekullin e II-të pas erës sonë.

Të lindurve në 2010, 1998, 1986, 1974 e më radhë, këtë vit do iu bashkohen disa ‘karaktere të ngjashme’ nëpër botë.

Të Fundit