20 shtete me tkurrje të numrit të popullsisë, Shqipëria në 10-she

Që nga mesi i viteve 1900, popullsia globale ka qenë vetëm në rritje. Ndërsa pjesa më e madhe e kësaj rritjeje është përqendruar në Kinë dhe Indi, studiuesit presin që vala e ardhshme e rritjes të ndodhë në Afrikë.

Në anën e kundërt të këtij spektri janë një numër vendesh që duket se po tkurren nga perspektiva e rritjes së popullsisë. Për të hedhur pak dritë mbi këtë prirje, kemi vizualizuar 20 vendet kryesore që kanë popullsinë në rënie.

 

Të dhënat e marra nga Kombet e Bashkuara janë akumuluar për të projektuar ndryshimet nga viti 2020 – 2050.

Shumë prej vendeve që kanë tkurje të numrit të popullsisë ndodhen në ose afër Evropës Lindore, për arsye që do të diskutojmë më poshtë.  Ndërsa vërehet se mes tyre është edhe Shqipëria.

Një nga arsyet e rënies të numrit të popullsisë është lindshmëria, e cila sipas Institutit Peterson për Ekonominë Ndërkombëtare (PIIE), ka rënë që nga rënia e Bashkimit Sovjetik. Në të gjithë rajonin, numri mesatar i fëmijëve për çdo grua ra nga 2.1 në 1988 në 1.2 deri në 1998.

Normat e lindjeve janë rikuperuar pak që atëherë, por nuk janë të mjaftueshme për të kompensuar vdekjet dhe emigracionin, që i referohet qytetarëve që largohen nga vendi i tyre për të jetuar diku tjetër, për një të ardhme më të mirë.

Evropa Lindore pa disa valë emigracioni pas zgjerimit të kufijve të Bashkimit Evropian (BE) në 2004 dhe 2007. PIIE raporton se deri në vitin 2016, 6.3 milionë europiano-lindorë banonin në shtete të tjera të BE-së.

Japonia

Japonia është një nga ato shtete ku lindshmëria ka rënë vazhdimisht që nga viti 1970.

Si pasojë e nivelit të ulët të lindjeve, ky ishull ka edhe moshën më të lartë mesatare – që është 49 vjeç.

Kuba
Kuba është gjithashtu një nga këto shtete, ku mesatarja prej 1.7 fëmijë për çdo grua është më e ulëta në të gjithë Amerikën Latine.

 

 

Të Fundit