2-vjeçari dërgohet pa shenja jete në spitalin e Devollit, dyshohet se ka konsumuar raki

DEVOLL

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Devoll. Paraditen e sotme, në spitalin e Bilishtit, ka mbërritur i pajetë një i mitur 2-vjeçar, nga fshati Sul, Devoll.

Nga të dhënat e para dhe deklarimet e stafit mjekësor, dyshohet se fëmija ka humbur jetën pasi ka konsumuar aksidentalisht një sasi pije alkoolike (raki), nga një shishe që familjarët e kishin lënë në banesë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Të Fundit