2 të vrarë nga atentati me armë zjarri në Tiranë, një nga viktimat mik i Ervis Martinajt

Dy persona kanë mbetur të vrarë me armë zjarri mbrëmjen e së shtunës në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e ‘Astirit’, ku persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri drejt një automjeti tip ‘Audi A7’. Për pasojë kanë mbetur të vrarë drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri.

Një nga viktimat dyshohet se është Erigers Mihasi, eksponent i njohur i botës së krimit, mik i Ervis Martinajt dhe Santiago Malkos, i ekzekutuar në vitin 2019.

Sipas informacioneve, Mihasi ishte në kërkim nga policia.

Mihasi dyshohej dhe si person që kishte lidhje me bazën e armatimit në Yrshek të zbuluar pak kohë më parë, por që u shpëtua pasi fajin për këtë bazë e mori Gëzim Haroku.

Të Fundit