18 vjet bojaxhi, bën kursin nga e para, por sorollatet për certifikatën. 6 prill 2018

Petrit Kolndreu, një bojaxhi në Kombinat, tregon se e ushtron prej 18 vjetësh këtë profesion.Por tani i kërkohet një certifikatë. Për këtë arsye, Petriti bëri një kurs, duke lyer edhe shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli”. Pas kursit, Petriti nuk po merrte dot certifikatën, gjë që e penalizonte në raport me tregun e punës.Gazetarja e emisionit “Stop” u interesua pranë drejtorisë së shkollës së formimit profesional dhe drejtori Piro Jani tha, se procesi i prodhimit të kartonëve, do të zhbllokohet brenda javës.Pas një jave, Petrit Kolndreu mori në dorë kartonin, që e njeh si bojaxhi të certifikuar.

Të Fundit