13 vjecarja iken nga shtepia me te dashurin 30 vjecar, babai: Te veproje shteti

Ligji në Shqipëri nuk i lejon martesat nën 18 vjec. Një e mitur sapo ka mbushur 14 vjec dhe është larguar nga banesa tek shtëpia e të dashurit të saj.Ngjarja ka ndodhur vetëm pak javë më parë në një fshat të Librazhdit. E mitura ka ikur me ndihmën e një 30 vjecari nga një fshat i Lushnjës.1 vit më parë i ati i tij, kur vajza ishte vetëm 13 vjec, i kërkoi dorën në familje, por prindërit e saj nuk pranuan për shkak të moshës. Aktualisht vajza është në klasën e 9 dhe e ka lënë edhe shkollën, për të jetuar me të dashurin në familjen e tij.Edhe pse babai i vajzës e ka denoncur këtë rast në polici, strukturat ngrenë supet dhe thonë, se ishte dëshira e saj e prerë, për të mos u kthyer më në familje.

Të Fundit