13 HEC-e do të ndërtohen në degët e Vjosës – Stop
Aktualitet, Lajme, Të Gjitha

13 HEC-e do të ndërtohen në degët e Vjosës

Në Shushicë janë marrë lejet për të ndërtuar 5 HEC-e , të cilët nëse zbatohen thajnë këtë lumë. Madje këtu rrezikohet edhe ura e famshme e Bratajt, e është shpallur Monument Kulture.

E njëjta situatë është edhe në Bënçë, degën tjetër të lumit të Vjosës ku janë parashikuar të ndërtohen 8 hidrocentrale. Njeri prej tyre filloi ndërtimin, por u pengua nga protestat e banorëve.

Pak javë më parë Vjosa u shpall Park Natyror, por ky status nuk e shpëton nga rreziku i HEC-ve.

Ekspertët kërkojnë që lumi i Vjosës të shpallet Park Kombëtar ku të përfshihen edhe degët e Bënçës dhe Shushicës.

Vjosa është lumi i fundit i egër në Europë dhe për shpëtimin e tij prej vitesh zhvillohet një fushatë sensiblizuese për ta shpëtuar nga ndërtimi i HEC-ve. 45 të tillë janë parashikuar të ndërtohen në shtratin kryesor të Vjosës dhe degët e saj./EuronewsAlbania

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *