100 ditët e mandatit të tretë/ Rama mbledh ministrat, analizë punës së qeverisë

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot kabinetin qeveritar për të bërë një analizë mbi punën e kryer  në 100 ditët e para të qeverisjes, së mandatit të tretë.

Mbledhja ka nisur që prej orën 09:30, pa praninë e mediave dhe po zhvillohet në ‘Vila 30’, në ish-Bllok, ndërsa mësohet se fokusi kryesor i diskutimeve janë pandemia dhe procesi i rindërtimi.

Kjo analizë e punës së qeverisë vjen një ditë pas Samitit të “Ballkanit të Hapur” që u zhvillua në Tiranë me pjesëmarrjen e presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev, ku u nënshkruan edhe 5 marrëveshje.

Partia Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit mori mandatin e tretë radhazi,  me 74 deputetë në Parlament. PS u bë kështu partia e parë që ka arritur ta sigurojë mandatin e tretë radhazi në Shqipëri.

Të Fundit