10 shtetet që prodhojnë dhe shesin më shumë kanabis, mes tyre dhe Shqipëria – Stop
Bota, Të Gjitha

10 shtetet që prodhojnë dhe shesin më shumë kanabis, mes tyre dhe Shqipëria

Kjo është lista e 10 shteteve kryesore për kultivimin dhe shpërndarjen e kanabisit në botë. Ja në ç ‘vend renditet Shqipëria.

Raporti Botëror i Drogës për vitin 2022 nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin tregon se Shqipëria është vendi i 7-të në botë për prodhimin dhe shpërndarjen e kanabisit në botë.

Raporti shqyrton gjendjen e kultivimit të drogës në vende në mbarë botën.

– Advertisement –

Nga 154 vende, Shqipëria renditet e 7-ta pas Marokut, Afganistanit, Spanjës, Holandës, Pakistanit dhe Libanit.

Shqipëria ja doli të dilte mbi Kirgistanin, Iranin, Nepalin dhe Indinë, të cilat kompletuan listën e 11 vendeve kryesore për kultivimin dhe shpërndarjen e kanabisit nga 154 vende.

Shqipëria u rendit gjithashtu e para në rajonin e Evropës Juglindore, duke sugjeruar se ka një tregti të konsiderueshme të kultivimit të kanabisit e cila ose eksportohet ose përdoret brenda për brenda. Pas Shqipërisë erdhën Turqia, Rumania dhe Bullgaria.

Vendi ynë është përmendur edhe për të ashtuquajturën rrugë ballkanike për trafikimin e heroinës, e cila fillon në Pakistan dhe kalon përmes Sirisë, Turqisë, Greqisë dhe Shqipërisë përpara se të vazhdojë në vendet e Evropës Perëndimore.

Sipas raportit të OKB-së, legalizimi i kanabisit në disa vende ka kontribuuar në rritjen e përdoruesve të kësaj droge edhe pse shpesh pretendohet se legalizimi ka një efekt të kundërt. Ai gjithashtu raporton një rritje të përdorimit të kokainës, drogave sintetike dhe mangësi në mekanizmat e trajtimit të problemeve me drogën, veçanërisht për gratë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *