“10 mijë lekë në muaj çifteve të reja për të çuar fëmijët në çerdhe private”, Ahmetaj: Ne mendojmë për shëndetin e qytetarit

TIRANË

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, nga njësia numër katër në Tiranë, ku po mban fushatën e radhës elektorale, deklaroi se qeveria do të japë 10 mijë lekë në muaj për çiftet e reja për dërguar fëmijët në çerdhe private.

Ahmetaj theksoi se pala tjetër nuk ka dhënë as lekët e invalidëve kur ishte në qeveri, duke shtuar se maxhoranca socialiste mendon për shëndetin e qytetarit.

“Më thoni në çfarë vendi të botës ka ndodhur, që në shpatullat e një qeverie dhe të një kryeministri të bien dy fatkeqësi të mëdha si tërmeti dhe pandemia. A do të donit qeveri që ka bërë 21 janarin, që nuk iu dha bukën e gojës invalidëve. Ne iu dhamë shtëpi falas dhe ne merremi me politikë që të ndihmojmë njerëzit e prandaj duhet të votojmë Edi Ramën, PS-në, numrin 12.

Ne jemi qeveri shumë e përgjegjshme që mendojmë për qytetarin. Ata bënë 1997, kur këtu ishte si ata filmat horror, me zjarr e me të vdekur. Ne bëmë të mundur që librat nga klasa e parë në të nëntë të jenë falas. Bonusi i bebes u bë realitet nga ne. Ne do të japim 10 mijë lekë në muaj çifteve të reja për të çuar fëmijët në çerdhe private. Ky quhet bonusi i çerdhes. Kjo sepse ne mendojmë për qytetarët e këtij vendi. Taksa progresive është e drejtë dhe taksa e sheshtë është shkatërruese për qytetarët”, u shpreh Ahmetaj.

Arben Ahmetaj nënvizoi se deri më shkurt 2022 do jenë vaksinuar e gjithë popullsia mbi 16 vjeç.

“Deri në shkurt 2022 do kemi vaksinuar të gjithë popullsinë mbi 16 vjeç. Në të njëjtën pranverë 2022 nuk do ketë asnjë shenjë nga tërmeti që na tronditi. Ne nuk jemi të pagabueshëm. Më 25 prill votoni PS-në, votoni Ramën, numrin 12, për një Shqipëri çdo ditë e më të mirë”, vlerësoi Ahmetaj.

Të Fundit