“1 milion vaksinime brenda qershorit”/ Ministrja e Shëndetësisë publikon shifrat dhe ka një thirrje për të gjithë qytetarët

Brenda muajit qershor synohet që të vaksinohen 1 milionë qytetarë. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në një postim në Facebook thotë se deri tani janë kryer 716,616 vaksinime.

Një thirrje kishte për të gjithë qytetarët, që t’i drejtohen mjekut të familjes për tu informuar për ditën e vaksinimit.

“Teksa 60,000 dozat e vaksinës së Sinovac po shpërndahen sipas kushteve të sigurisë, #vijon pa u ndalur vaksinimi në çdo cep të vendit, për të mbërritur në 1 milion vaksinime brenda qershorit

716,616 vaksinime janë kryer deri tani, prej tyre 243,776 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antiCOVID.

I ftojmë qytetarët të lidhen me mjekun e tyre të familjes për ditën dhe vendin e vaksinimit”, shkruan Ogerta Manastirliu.

Të Fundit