1.14 milionë vaksina anti-COVID| Marrëveshja dorëzohet në Kuvend, 2 doza për 1 person – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

1.14 milionë vaksina anti-COVID| Marrëveshja dorëzohet në Kuvend, 2 doza për 1 person

Qeveria shqiptare ka kërkuar që të blejë një milion e njëqind e dyzet mijë doza vaksine anti-COVID.

Edhe pse preparati mjekësor është ende në fazë testimi, ekzekutivi shqiptar ka nënshkruar një marrëveshje me ‘COVAX Facility’, kompani me qendër në Gjenevë të Zvicrës, ku ka pronotuar sasinë e vaksinave që nevojiten për 20% e popullsisë

Sipas aktmarrëveshjes që është depozituar në Kuvend për miratim, një person do të marrë dy doza vaksine dhe sasia prej 1.14 milionë dozash do të shërbejë për rreth 570 mijë shqiptarë.

Në relacion thuhet se është kërkuar të merret e njëjta sasi që është prokuruar edhe për vaksinën e gripit sezonal për vitin 2020-2021.

huma totale që është parashikuar të shpenzohet është 3.99 milionë dollarë amerikan.

Kjo shumë parash do të rrijë e ‘ngrirë’ nga pala shqiptare deri në zbulimin e vaksinës, pasi në marrëveshje është vendosur si klauzolë që vaksina do te merret pasi të certifikohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *